Pyetjet më shpesh të parashtruara

kategoritë

PYETJE TEKNIKE

Kam aplikuar nëpërmjet pajisjes Android /telefonit. Si mund të lejoj cookies?

Shko tek Internet Search Engine (Chrome, Mozilla ...) dhe pastaj tek opsioni "Privacy Settings" dhe zgjidh opsionin "Accept Cookies".

Kam aplikuar nëpërmjet iPhone / iPad dhe më erdhi një mesazh ku duhet të përfshij “cookies”, por nuk di si ta bëj?

Shko tek "Settings" zgjidh opsionin "Safari" që është në Internet browser në pajisjen tënde. Gjej opsionin "Privacy" dhe ndrysho "Block Cookies" në "Never".

Sa e sigurtë është kjo?

I gjithë informacioni dhe të gjitha të dhënat tuaja përpunohen duke përdorur protokollet më të sigurta në botë. Kompania jonë investon shumë përsa i përket sigurisë të sistemit të IT dhe proçeseve tona. Ne punojmë me teknologjitë më të përparuara në botë dhe për këtë arsye jemi unik në rajon.

Si të ndryshoj fjalëkalimin për të hyrë tek faqja dhe profili im?

Mund të ndryshoni fjalëkalimin duke hyrë tek profili personal dhe të shkoni tek seksioni i detajuar i klientit.

Çfarë duhet të di për fjalëkalimin e ri apo fjalëkalimin e ndryshuar?

Sigurohu që adresa e e-mail funksionon. Do t’ju bëhen disa pyetje sigurie qe përmbajnë detaje për personin tuaj. Link-u për të aktivizuar fjalëkalimin do t’ju dërgohet tek adresa e e-mail personale. Do të keni mundësi që të ndryshoni fjalëkalimin kur të shtypni link për ndryshimin e fjalëkalimit.

Çfarë duhet të bëj nëse kam harruar fjalëkalimin për të hyrë tek profili im?

Nëse keni harruar fjalëkalimin për të hyrë tek profili juaj duhet të shkoni tek faqja e forza.al dhe pastaj të shtypni tek "Keni harruar fjalëkalimin" dhe sistemi do t’ju udhëzojë përgjatë gjithë proçesit për të ndryshuar fjalëkalimin-in. Fjalëkalimi i ri i përkohëshëm së bashku me udhëzimet dhe hapat që duhet të ndihqni do t’ju dërgohen tëk adresa juaj e e-mail-it. Fjalëkalimi do të jetë i vlefshëm për një ditë. Prandaj ju këshillojmë që menjëherë ta zëvendësoni më një fjalëkalim të ri. Për arsye sigurie të profilit tuaj dhe të dhënave personale fjalëkalimi i përkohëshëm nuk mund të përdoret për të aplikuar për një kredi.

Si mund të hyj tek profili im tek Forza.al në faqen tuaj të internetit?

Nëse ke qënë klienti ynë kjo do të thotë që ju keni tashmë një profil në faqen tonë të internetit. Menjëherë pas kësaj do të shfaqen fushat për të vendosur adresën e e-mail dhe fjalëkalimin. Nëse jeni një klient i ri, është e mjaftushmë të zgjidhni shumën e kredisë dhe afatin e maturimit dhe të shtypni fushën ‘MERR KREDINE’. Më pas, vetë aplikimi do t’ju tregojë sesi të vazhdoni proçesin.

PAGESA/KTHIMI I SHUMËS/VONESA

Çfarë mund të bëj nëse nuk mund ta kthej kredinë në kohë?

Nëse mendon se nuk mund ta paguash kredinë në kohë atëherë duhet të hysh tek profili personal në faqen tonë forza.al dhe të zgjidhësh opsionet për zgjatjen e kredisë. Zgjidhni atë opsion që ju përshtatet ju më mirë dhe paguani shumën për zgjatjen e këtij afati. Vetëm kur të paguani shumën për zgjatjen e afatit të kredisë në llogarinë tonë atëherë ne do të aprovojmë datën e re të maturimit. Mund të kontaktoni skuadren e forza për t’ju ndihmuar për çdo gjë që keni nevojë. Numri i telefonit është në faqen tonë të internetit.

A mund të zgjat afatin e kredisë?

PO, nëse kredia nuk është me vonesë. Duhet të paguani gjithashtu një tarifë shtesë, përpara maturimit të kredisë. Mund të kërkoni zgjatjen e afatit të kredisë deri në 12 herë.

A duhet të dërgoj dokumenta me email?

Jo. Nuk duhet të dërgoni asnjë dokument. Ne kryejmë të gjitha kontrollet e domosdoshme dhe kjo na bën unik në treg.

Në çfarë mënyre mund të paguaj kredinë?

Mund ta kryesh pagesën në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Ne degen e Capital Invest sha
  • Në Banke tek numri i llogarisë së Capital Invest sha
  • Në Pikat e Pagesave ku shihni logon FORZA. Për më shumë info shihni hartën treguese.

Cila është shuma që duhet të paguaj?

Duhet të paguash shumën e kredisë që ke marrë duke përfshirë interesin.

Kur mund ta paguaj kredinë?

Kredia juaj ka një datë të saktë maturimi. Në ditën e fundit duhet të paguani shumën totale të kredisë që keni marrë. Sidoqoftë ju do të informoheni në kohën e duhur dhe do t’ju kujtojmë për të bërë pagesën e kredisë.

Sa do të jenë kostot për kredinë që do të marr?

Sa do të jetë kostoja e kredisë varet nga shuma e kredisë që ju keni marrë. Gjatë proçesit të aplikimit të gjitha shpenzimet do të jene të qarta për ju. Ju nuk jeni të detyruar të paguani asnjë shumë nëse hiqni dorë nga kërkesa juaj. Deri në momentin që nenshkruani marreveshjen e kredisë nuk do të paguani asnje gjë. Ju lutem kontrolloni në faqen tonë kostot e ripagimit të kredisë.

Cilën periudhë ripagimi rekomandoni?

Do të ishte mirë që të lidhnit pagesën e kredisë me të ardhurat që ju keni në mënyrë që të mund të paguani shumën që keni marrë kredi në kohën e duhur.

Sa kredi mund të marr?

Kjo varet nga mundësitë e tua të cilat kanë të bëjnë me te ardhurat mujore, historikun në rregjistrin e kredisë dhe bashkepunimin e mëparshëm që keni patur me ne.

PROÇESI

A kontrolloni informacionin tim personal dhe historinë e kredisë?

Ne verifikojmë saktësinë e të dhënave që keni futur dhe kontrollojmë historikun e kredisë në rregjistrin e kredisë të Bankës së Shqipërisë dhe bazuar në to marrim një vendim për kërkesën tuaj. Kur marrim një vendim, marrim në konsideratë faktorë të ndryshëm duke përfshirë moshën tuaj, nëse jeni të punësuar, ose nëse keni pasur kredi me vonesë dhe kështu me radhë. Të gjitha kontrollet kryhen nëpërmjet institucioneve shtetërore që kanë informacionin tuaj dhe ne kemi të gjithë të drejtën e dhënë nga këto autoritete për të përdorur këto të dhëna gjatë punës me klientët tanë.

A i ruani të gjitha aplikimet për kredi që unë bëj tek FORZA?

Po. Çdo herë që ju paraqisni një kërkesë në forza.al ne ruajmë të dhënat tuaja në mënyrë që t’ju përgjigjemi në çdo moment në një kohe sa më të shkurtër kërkesave tuaja për para. Duke marrë parasysh numrin e madh të kërkesave që kemi nga klientët tanë, ky proçes është plotësisht i automatizuar dhe plotësisht i sigurt.

Si të informohem për statusin e kërkesës?

Ju do të informoheni me SMS në numrin celular dhe nëpërmjet adresës e-mail që keni deklaruar në aplikim. Ne ju inkurajojmë të telefononi apo të komunikoni me Skuadrën e forza.al, detajet e kontaktit  të së cilës jepen në fund të faqes, kurdoherë që keni paqartësi apo nevojë për suport.

Sa zgjat proçesi i kredimarrjes?

Aplikimi ONLINE në portalin e forza.al kërkon jo më shumë se 2 minuta dhe proçesi i vlerësimit mbyllet brenda 15 minutave. Me marrjen e përgjigjes pozitive duhet të shkoni në Degët tona ose në Bankë për të marrë fondet.

Çfarë ndodh nëse shtyp butonin “Merr kredinë”?

Ju kërkohet të rregjistroheni, nëse jeni klient për herë të parë, duke plotësuar të dhëna tuaja. Në bazë të këtyre të dhënave ne do të vlerësojmë kërkesën tuaj dhe konfirmojmë aprovimin e kredisë, nëse jeni kualifikuar. Ne rekomandojmë të tefonononi apo të komunikoni për çdo paqartësi apo nevojë për suport gjatë aplikimt me skuadrën e forza.al, detajet e kontaktit të së cilës jepen ne fund të faqes.

Si të marr kredi?

Proçesi është i thjeshtë e transparent pasi aplikimi e vlerësimi mund të kryhet ONLINE duke kaluar në disa hapa, siç pasqyrohet në menunë HAPAT PËR KREDI dhe përfundon brenda 15 minutave. Nëse aplikoni jashtë orarit tonë të punës, koha për të miratuar aplikimin mund të zgjasë më shumë.

KËRKESAT

Çfarë dokumentash më duhen për të marrë një kredi?

Nuk nevojitet ASNJË dokument suportues përveç kartës tuaj të identitetit. Rregjistrimi në portal është i mjaftueshëm dhe Skuadra e forza.al do të bëjë pjesën tjetër të proçesit.

A duhet të vij fizikisht për të paraqitur kërkesën time?

Sigurisht që mund të aplikoni duke vizituar degët tona por ne rekomandojmë aplikimin ONLINE. Gjatë aplikimit Skuadra e forza.al do të vlerësojë informacionin e deklaruar prej jush  pa ju kërkuar dokumentacion suportues.

Çfarë më nevojitet për të marrë kredi?

Duhet të plotësoni kriteret e mëposhtme: Të jeni shtetas Shqiptar rezident në Shqipëri Të jeni nga 21 deri 65 vjeç Të jeni në marrëdhënie pune Të mos keni status negativ tek rregjistri i kredisë

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

A mund të marr një kredi nëse kam një borxh në bankë apo në ndonjë tjetër institucion financiar?

Sigurisht, nëse përmbushni kriteret tona të aprovimit përfshirë historikun pa vonesa në Rregjistrin Kombëtar të Kredive. Skuadra e forza.al gjatë vlerësimit të kërkesës i kushton rëndësi mundësive tuaja paguese dhe historikut me kreditë egzistuese.

Kur mund të aplikoj për një kredi të re?

Menjëherë me shlyerjen e kredisë ekzistuese. Si një institucion financiar i përgjegjshëm ne duam të ndihmojmë klientët tanë kurdoherë kur kanë nevoja imediate për para por njëkohësisht ti inkurajojmë që të përdorin kredinë në mënyrë të përshtatshme.

Kush mund të marrë kredi?

Të gjithë shtetasit Shqiptar nga 21 në 65 vjeç, që janë të punësuar, me histori kredie të mirë dhe që janë rezident në territorin e Shqipërisë.

Pse bëhet aplikimi nëpërmjet internetit?

Aplikimi ONLINE në platformën forza.al është opsioni i sygjeruar pasi kursen kohën për të shkuar fizikisht në degët tona, shmang rradhën e mbi të gjitha mundësohet 24 ORË në DITË për 7 DITËT JAVËS nga rehatia e shtëpisë apo ambjentit ku ndodheni.

Ku konsiston kredia juaj afatshkurtër?

Kjo lloj kredie ju mundëson PARATË brenda 15 minutave, pa proçedura të tepërta duke ju ndihmuar të kapërceni nevojat e paparashikuara apo të paguani faturat që nuk jua mundëson buxhetin i muajit. Këto janë disa prej arsyeve pse kjo kredi është ideale për të plotësuar nevojat afatshkurtra.

nuk e shikoni pyetjen tuaj këtu? Na kontaktoni
lekë
lekë
lekë
ditë
ditë
ditë

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT

+355694007774 (whatsapp)
info@forza.al

E Hënë - E Shtunë: 08:00-20:00
E Dielë: 09:00-14:00

+355 45620300

E Hënë - E Shtunë: 08:00-20:00
E Dielë: 09:00-14:00
Partner Locations

Capital Invest sha ju jep mundësinë që ju të aplikoni për kredinë FORZA me një nga partnerët tanë

Ju gjithashtu mund të aplikoni për një hua FORZA tek partnerët tanë
zgjidhni adresën më të afërt
Menyja kryesore

Call back